Arsyeja pse disa i pickojnë mushkonjat më shumë sesa të tjerët

Shëndetësia

Arsyeja pse disa i pickojnë mushkonjat më shumë sesa të tjerët

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 15:23
Ilustrim

Kur dikë e pickojnë mushkonjat më shumë sesa të tjerët, themi që ka “gjakun e ëmbël”. Edhe pse nuk është fiks kështu, diçka ka te ata që mushkonjat i zgjedhin mes të tjerëve.

Sipas një studimi, gjenet në trupin e njeriut përcaktojnë mundësinë për t’u pickuar nga mushkonjat.

Nëse jeni një “magnet” për mushkonja, fajin mund t’ua lini gjeneve tuaja. Shkencëtarët kanë gjetur prova të qarta se gjenet e njerëzve përcaktojnë se sa tërheqëse është era e trupit të tyre për insektet thumbuese.

Gjetjet sugjerojnë se era e trupit ndikon në shanset për t’u sulmuar nga mushkonjat. Njerëzit të cilët nuk pickohen nga mushkonjat u bë e ditur se prodhojnë një ilaç natyral kundër insekteve, për të qenë të mbrojtur ndaj tyre.

Studimi i ri gjeti se binjakët identikë ishin më të ngjashëm në aktivitetin e tyre me mushkonjat, se sa të tjerët. Përderisa binjakët identikë ndajnë gjenet e njëjta dhe binjakët joidentikë jo, shkencëtarët ishin në gjendje të zbulojnë se mushkonjat dëbohen gjenetikisht.

Mushkonjat femra janë më të njohura për të shfaqur një preferencë të çuditshme për njerëzit e caktuar kur kërkojnë gjak. Gratë shtatzëna janë më tërheqëse ndaj mushkonjave se sa ato të cilat nuk janë shtatzënë. Dhe njerëzit më të shëndoshë janë gjithashtu më tërheqës për mushkonjat se ata më të dobët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat