Fakte mbi seksin dhe shtatzëninë, që nuk i keni ditur

Shëndetësia

Fakte mbi seksin dhe shtatzëninë, që nuk i keni ditur

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 15:31

Çdo ditë në mbarë botën kryhen mesatarisht 120 milionë marrëdhënie seksuale.

Njerëzit janë një specie që përhapen shpejt, dhe me rreth 4 përqind të popullsisë që kryen seks çdo ditë të vitit, nuk është çudi pse lindshmëria vazhdon të rritet në shumë vende të botës.

Qeliza më e madhe në trupin e njeriut është veza e femrës, dhe më e vogla spermatozoidi i mashkullit.

Ndërsa ju nuk mund të shihni qelizat e lëkurës apo muskujve, veza është zakonisht mjaftueshëm e madhe për t’u parë me sy të lirë, me një diametër prej rreth 1 milimetër.

Nga ana tjetër qeliza spermatozoide, është e vogël, e përbërë nga pak më shumë se sa bërthama.

Tri janë gjërat që ëndërrojnë më shumë gratë shtatzëna gjatë 3-mujorit të parë të shtatzënisë: bretkosat, krimbat dhe bimët e mbjella në vazo.

Hormonet e shtatzënisë, mund të shkaktojnë luhatje të humorit, dëshira dhe shumë ndryshime të tjera të papritura. Ato mund të ndikojnë edhe tek llojet e ëndrrave që shohin gratë apo edhe gjallëria e tyre.

Më të zakonshme janë ato që sapo përmendëm, por shumë gra ëndërrojnë ujin, sikur janë duke lindur apo mund të kenë edhe ëndrra të dhunshme sikur janë u abuzuar seksualisht.

Dhëmbët e çdo njeriu fillojnë të rriten që në barkun e nënës, 6 muaj para se të lindë.

Bebet lindin gjithmonë me sytë blu. Ngjyra e syve tuaj varet nga gjenet që merrni nga prindërit, por në lindje shumica e foshnjave duket se kanë sy blu. Shkaku është një pigment i melaninës.

Kjo e fundit në sytë e të porsalindurit, ka shpesh nevojë për disa kohë pas lindjes që të depozitohet në tërësi ose të errësohet nga ekspozimi ndaj dritës ultravjollcë, duke zbuluar më vonë ngjyrën e vërtetë të syve të foshnjës.

Bebet janë fjalë për fjalë më të fortë se sa një dem. Ndërsa është e sigurtë që një fëmijë nuk mund të tërheqë një kamionçinë të madhe të mbuluar në madhësinë e saj aktuale, nëse fëmija do të kishte madhësinë e një demi me siguri që mund t’ia dilte.

Bebet i kanë këmbët veçanërisht të forta dhe të fuqishme për krijesa të tilla të vogla, kështu që duhet të kini kujdes nga shkelmat e tyre.

Një në çdo 2.000 të porsalindur ka një dhëmb kur lind. Nënat që u japin gji bebeve, mund të frikësohen nga ky fakt. Ndonjëherë dhëmbi është i rregullt, pra që fëmijës i ka shpërthyer tashmë, dhe nganjëherë është një dhëmb shtesë që do të bjerë para se të dalë dhëmbi normal.

Qëkur është 3 muajsh në bark, fetusit i krijohen shenjat e gishtërinjve. Ato nuk do të ndryshojnë gjatë gjithë jetës së njeriut, dhe do të jenë një nga gjërat e fundit që do të zhduken pas vdekjes së tij.

Çdo njeri kalon rreth gjysmë ore, si një qelizë e vetme. Gjithë jeta duhet të fillojë diku, dhe madje edhe njerëzit më të mëdhenj kalojnë një pjesë të shkurtër të jetës së tyre si një organizëm i vetëm qelizor, kur kombinohen për së pari qeliza spermatozoide dhe veza. Më pas, qelizat fillojnë të ndalen me shpejtësi dhe fillojnë formimin e përbërësve të një embrioni të vogël.

Shumica e meshkujve kanë ereksione çdo 1 orë-1 orë e gjysmë gjatë gjumit. Trupat dhe mendjet e shumicës së tyre janë shumë më aktive kur janë duke fjetur, se sa mendojnë vetë ata.

Kombinimi i qarkullimit të gjakut dhe prodhimit të testosteronit mund të shkaktojë ereksione gjatë gjumit, dhe ato janë shpesh një pjesë normale dhe e nevojshme e gjumit REM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat