A i kanë mushkonjat më shumë në qejf gratë shtatzëna?

Shëndetësia

A i kanë mushkonjat më shumë në qejf gratë shtatzëna?

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 16:23
Ilustrim

Mushkonjat i pickojnë më shumë shtatzënat, mirëpo ato zakonisht nuk bartin infeksione të rrezikshme.

Lëkura jonë liron disa substanca të cilat i tërheqin mushkonjat edhe në distancë disa dhjetëra metra. Kur muskujt punojnë, së bashku me djersën lirohet edhe acidi laktik.

Ky acid bashkë me dyoksidin e karbonit (të cilin e nxjerrim nga mushkëritë) i tërheqin shumë mushkonjat sidomos atëherë kur bën vapë dhe kur ka shumë lagështi.

Shtatzënat pickohen dyfish më shpesh sesa gratë që nuk janë shtatzënë. Mendohet se kjo është rrjedhojë e faktit se shtatzënat ekspirojnë (pra, nxjerrin nga mushkëritë) 21% më shumë dioksid karboni sesa gratë tjera.

Përveç këtij fakti, temperatura trupore te shtatzënat është më e lartë dhe si rrjedhojë substancat të cilat i liron lëkura i tërheqin mushkonjat.

Tek ne mushkonjat janë “të buta”, prandaj përveç parehatisë dhe neverisë që kemi kur i dëgjojmë natën pasi ta kemi fikur dritën dhe pasi ta kemi vënë kokën në jastëk, ato zakonisht nuk bartin infeksione të rrezikshme (siç është për shembull virusi i Nilit Perëndimor).

Pas pickimit keni kruarje të lëkurës e cila edhe mund të gjakos dhe të infektohet kur e kruani, prandaj duhet të shmangni mundësinë që të pickoheni nga mushkonjat.

Shumica e substancave kundër mushkonjave konsiderohen të sigurta për shtatzënat, por megjithatë lexoni me kujdes përmbajtjen e këtyre preparateve dhe këshillohuni me mjekun. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat