Periudha e lehonisë: Çka ndodhë me trupin e gruas në 40 ditët e para pas lindjes

Shëndetësia

Periudha e lehonisë: Çka ndodhë me trupin e gruas në 40 ditët e para pas lindjes

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 07:46
Ilustrim

Si ndryshon trupi i gruas pas lindjes dhe çka ndodhë me organet e brëndshme dhe të jashtme shpjegon prof. dr Milica Berisavac nga Instituti i Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Vishegradska.

Periudha pas lindjes në popull e njohur si lehoni zgjatë rreth 40 ditë. Mjekësia zyrtare periudhën e paslindjes e definon si peurperium, e cila zgjatë gjashtë deri në tetë javë.

Pas lindjes së foshnjës, pastaj edhe placentës – ndodhë e ashtuquajtura periudha e katërt e lindjes, gjegjësisht periudha e kontraktimeve të mitrës dhe ndërprerjes së gjakderdhjeve. Në këtë periudhë ndodhin ndryshime shumë intenzive (involutive) në të gjitha organet e gruas.

Ndryshimet më të rëndësishme ndodhin në organet gjenitale, kurse i vetmi organ që nuk i nënshtrohet involucionit është gjiri, i cili gjatë tërë shtatzënisë përgatitet për rolin më të rëndësishëm në periudhën e paslindjes – që është laktacioni, gjegjësisht të ushqyerit me gji, shpjegon prof. dr Milica Berisavac nga Klinika peurperiodum II Instituti për gjinekologji dhe akusheri në rrugën e Vishegradit në Beograd.

Këshilla

Gjatë kohës së lehonisë, është e domosdoshme higjiena e rregullt (dush, larje). Pas përfundimit të lehonisë, mund të vendosen të gjitha funksionet, duke përfshirë edhe marrëdhëniet seksuale. Por periudha e të ushqyerit me gji nuk e mbronë gruan nga mundësia e mbetjes shtatzënë përsëri. Nëse shtatzënia e re nuk planifikohet është i domosdoshëm këshillimi me gjinekologun për përzgjedhjen dhe përdorimin e kontraceptivëve.

Mitra

Menjëherë pas lindjes mitra është e rëndë rreth 1000 gram, në javën e parë të lehonisë rreth 500 gram, ashtuqë pas tri deri katër javë arrinë peshën 70 deri 90 gram.

Qafa e mitrës

Qafa e mitrës është në fazën aktive të lindjes, kur ndodhin kontraktimet – qoftë e rrafshtë apo dilatuar (fryer, zgjëruar), ashtuqë t’i mundësohet foshnjës dalja nëpër kanalin e lindjes, në ditët e para të lehonisë merr formën e saj të paralindjes.

Muret e vaginës

Paraqesin pjesën e rëndësishme të rrugëtimit të lindjes. Kanë strukturë karakteristike, me shumë rrudha të tërthorrta, të cilat mundësojnë elasticitet. Gjatë çdo lindjeje, kalimi i foshnjës nëpër kanalin e lindjes në një mënyrë e rrafshon rrudhosjen e vaginës, ashtuqë gratë që kanë lindur disa herë kanë mure të lëmuara të vaginës.

Organet e jashtme gjenitale

Në këtë periudhë organet e jashtme gjenitale kërkojnë përkujdesje të veçantë, posaçërisht nëse ekzistojnë plagë të qepura apo çarje. Në organet e jashtme gjenitale shpesh ndodhen qepje, të bëra pas ndërhyrjeve të vogla akusherike (epiziotomi), si dhe pas çarjeve të krijuara.

Zvogëlimi i sasisë së gjakut në organizmin e gruas

Në periudhën e paslindjes vjen deri te zvogëlimi i sasisë së gjakut i cili qarkullon nëpër organizmin e gruas, për shkak se tani nuk është i nevojshëm volum më i madh për të ushqyer foshnjën (për shkak të nevojës së foshnjës, në organizëm nënës gjatë shtatzënisë i shtohet volumi i gjakut për rreth 30%). Gjakderdhja gjatë lindjes gjithashtu mund të shkaktojë zvogëlimin e sasisë së gjakut.

Është e domosdoshme analiza e gjakut për shkak të vlerësimit të gjendjes së nënës. Gratë që gjatë shtatzënisë kanë pasur anemi, gjatë lehonisë kanë nevojë për preparate të hekurit.

Veshkat

Për shkak të sasisë më të madhe të gjakut gjatë shtatzënisë, funksioni i veshkave është i rritur, kurse në fund të shtatzënisë mund të paraqitet enjtje të këmbëve – e shkaktuar nga presioni i mitrës së madhe mbi enët e gjakut dhe zvogëlimin e furnizimit të gjakut venoz nga ekstremitetet e poshtme drejtë zemrës. Enjtja e këmbëve nuk duhet të jetë shenjë e sëmundjeve tjera shoqëruese.

Shtimi i urinimit

Në ditët e para pas lindjes vjen deri te tërheqja e enjtjes dhe urinimit të shtuar (tri deri në katër litra). Shumë rrallë vjen deri te pamundësia e urinimit, e cila është pasojë e edemit (enjtjes) të rrugës së butë të lindjes, ashtuqë në disa situata përdoret kateterizimi i fshikëzës së urinës. Kjo dukuri është e përkohshme, ashtuqë funksioni i urinimit, spontanisht rregullohet.

Ndryshimi i sistemit të tretjes

E tërë rrjedhën e shtatzënisë e karakterizojnë edhe ndryshimet në sistemin e tretjes (mund, neveri, vjellje, kapsllëk). Gjatë lehonisë, për shkak të vlerave akoma të larta të hormoneve në gjakun e nënës – në tri deri katër ditët e para nuk bëhet zbrazja e zorrëve. Nëse edhe pas kësaj periudhe nuk ka jashtëqitje, është mirë të përdoren produkte të buta laksativësh.

Shfaqja e hemoroideve

Vetë akti i lindjes ndonjëherë si pasojë shkakton hemoroide të dukshme, të cilët e vështirësojnë edhe më shumë zbrazjen e zorrëve. Hemoroidet kërkojnë trajtim të veçantë në periudhën e lehonisë (përdorimi lokal i vajrave), kurse pas një kohe të gjatë zvogëlohen dhe nuk paraqesin sëmundje serioze.

Lëkura e barkut

Në periudhën e lehonisë është me tonus më të dobët, muskuj të butë. Te një numër i madh i nënave vërehen ndryshime në formë të rrudhave (strija), të cilat janë të përjetshme. Në javët e para pas lindjes, nuk preferohen kurrfarë stërvitjesh për forcimin e muskujve të barkut.

Periuadha e lehonisë, me ndryshime të konsiderueshme në organizëm, është mjaft delikate – si për nënën poashtu edhe për foshnjën. Në popull ekziston qëndrim i arësyeshëm se lehonat nuk duhet t’i shqetësoni me vizita të tepërta, sepse kjo është mënyra më e mirë e mbrojtjes nga infeksionet e mundshme.

Përveç kësaj, nënës i duhet kohë që të “organizohet” dhe në mënyrën më të mirë të mundshme të kujdeset për të posalindurin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat