Pastrojeni fytyrën me brushë dhëmbësh, rezultatet mahnitëse

Shëndetësia

Pastrojeni fytyrën me brushë dhëmbësh, rezultatet mahnitëse

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 22:57
Ilustrim

Shumica e njerëzve përballen me probleme të ndryshme të lëkurës. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për akne dhe probleme të ndryshme të lëkurës në kohën e pubertetit apo me telashe të tjera edhe pas moshës së pubertetit, të mbash një lëkurë të pastër është një punë jo e lehtë.

Padyshim se në treg ekzistojnë shumë produkte të ndryshme për mirëmbajtjen e lëkurës por që zakonisht janë shumë të shtrenjta e për më keq shpesh herë janë edhe të dëmshme, me efekte anësore dhe pa efekte të dukshme pozitive.

Por duket se tashmë ka një zgjidhje më të lehtë, më të shpejtë dhe për më tepër me produkte që të gjithë i kemi në shtëpi.

Çfarë ju duhet?

1 brushë dhëmbësh e papërdorur

1 lugë gjelle pastë dhëmbësh

1 lugë gjelle sodë bikarbone

1 lugë gjelle pluhur për pjekje

Ujë të ngrohtë

Si ta vendosni?

Së pari pastrojeni fytyrën tuaj me një peshqir të lagur në ujë të ngrohtë paraprakisht. Kjo do të ndihmojë që të hapen të gjitha poret e lëkurës.

Më pas përzieni së bashku pluhurin për pjekje, ujin, dhe pastën e dhëmbëve.

Vendoseni këtë maskë në fytyrë, veçanërisht në zonën ku keni puçrra të zeza. Më pas, me ndihmën e brushës së dhëmbëve masazhojeni fytyrë2s tuaj.

Pas kësaj, lëreni të qëndrojë kjo maskë në fytyrë për 1 minutë dhe më pas sërish pastrojeni fytyrën tuaj me peshqir, por me kujdes, sepse pas këtij pastrimi, lëkura juaj është shumë e ndjeshme.

Në fund pastrojeni fytyrën me ujë të vakët.

Rezultatet do të jenë të jashtëzakonshme dhe ato do t’i vëreni shumë shpejt!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat