Substanca që shkatërron eshtrat, e pimë çdo ditë

Shëndetësia

Substanca që shkatërron eshtrat, e pimë çdo ditë

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 22:45
Ilustrim

Eshtrat kryesisht përbëhen nga kolagjeni, një proteinë ??që siguron një shtresë mbrojtëse të butë dhe kalciumi, një mineral që shton forcën dhe ngurtësinë e tyre.

Ky kombinim e bën ashtin të fortë dhe mjaft fleksibil për të mbajtur gjithë peshën e trupit.

Pijet “soda” janë konsideruar si pijet më të përdorura, kryesisht në Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas ujit.

Në Shtetet e Bashkuara, çdo person pi 57 litra soda çdo vit. Dr. West Conner, ka vënë në dukje disa ndikime të rëndësishme që soda ka në trupin e njerëzve.

Sipas tij, 10 minuta pasi keni pirë soda rriten dozat e sheqerit në gjak, kjo sepse vetëm në një gotë me soda gjenden 10 lugë sheqer, kjo është 100% më shumë se sa doza e lejuar ditore e sheqerit.  Pas 20 minutash, trupi është i mbushur me sasi të larta të insulinës dhe glukozës. Pas 60 minutave, sheqeri në trup ka arritur në fazën përfundimtare. Ajo shkakton jo vetëm ndjenjën sikur trupi është i mbushur me energji, por edhe luhatje të humorit te njerëzit.

Në fund, shfaqet edhe rreziku i diabetit, për shkak të dozave të larta të insulinës. Shumë njerëz nuk kanë asnjë ide se çfarë bën kjo pije në organet e brendshme të njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat