Bebet mund të dallojnë gjuhën amtare përderisa janë ende në barkun e nënës

Shëndetësia

Bebet mund të dallojnë gjuhën amtare përderisa janë ende në barkun e nënës

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 23:57
Ilustrim

Foshnjat mund të bëjnë dallimin nëse dikush u flet atyre anglisht dhe japonisht një muaj para se ata të lindin, kanë gjetur hulumtuesit.

Fetuset mund të dëgjojnë gjërat në barkun e nënës, duke përfshirë edhe disa fjalë edhe pse ato nuk dëgjohen qartë sikurse të ishte jashtë.

Por ata mund të perceptojnë ritmin e një gjuhe dhe studimi sugjeron se foshnjat mund të dallojnë lloje të ndryshme të gjuhës, bazuar në modele ritmike.

“Hulumtimet sugjerojnë se zhvillimi i gjuhës njerëzore me të vërtet fillon shumë herët- disa ditë para lindjes“, tha Dr Utako- profesor i asociuar i gjuhësisë dhe udhëheqësisë të ekipit të studimit në Universitetin Kansas Medical Center.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat