A mund t’i ndani tabletat nëse keni vështirësi t’i gëlltisni?

Shëndetësia

A mund t’i ndani tabletat nëse keni vështirësi t’i gëlltisni?

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 06:23
Ilustrim

Shumë tableta janë goxha të mëdha për t’u përbirë, megjithatë gjithmonë pyesni mjekun apo farmacistin në qoftë se mund t’i ndani në dysh që t’i konsumoni më lehtë.

Për disa medikamente kjo mund të jetë problem, ngaqë duhet të përdoren në doze të caktuar, siç janë rastet tek ilaçet për trajtimin e çrregullimeve bipolare apo për rregullimin e ritmit të zemrës.

Mund të përfundoni duke marrë pak më shume apo më pak, kështu ilaçi mund të humb efektin apo edhe të krijoj efekte anësore.

Në qoftë se keni probleme të mëdha me gëlltitjen e tabletave, mund të gjeni të ngjashme në formë të lëngshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat