Pini kafe për të jetuar më gjatë

Shëndetësia

Pini kafe për të jetuar më gjatë

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 12:57
Ilustrim

Ata që pinë tri gota në ditë me kafe duket se do të jetojnë më gjatë në raport me ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë. Sipas një studimi të realizuar në 10 vende europiane, më i madhi i kryer ndonjëherë, me një pjesëmarrje më shumë se gjysmë milioni persona, u arrit në përfundimin se kafeina ndikonte në rritjen e jetëgjatësisë.

Duke konsumuar më shumë se një herë kafe në ditë ne, jo vetëm nuk dëmtojmë organizimin por përkundrazi reduktojmë shanset vdekjes së parakohshme. Në këtë mënyrë bie edhe miti i ngritur se kafeja ka ndikim negative në qarkullimin e gjakut. Ekspertët thonë se përfitimet e kafesë janë të shumta.

Sipas tyre, kafeina ka efekte të rëndësishme mbrojtëse në mëlçi, dhe më shumë në përgjithësi ushtron efektet e tij të dobishme në gjithë trupin për shkak të përmbajtjes së lartë të molekulave antioksidant.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat