Stresi, si e ndikon negativisht ambientin e punës

Shëndetësia

Stresi, si e ndikon negativisht ambientin e punës

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 09:24
Ilustrim

Depresioni dhe çrregullimet e ankthit, nuk mbeten një çështje e izoluar që prek vetëm personin i cili është duke u përballur me këto çrregullime, por ai prek të gjithë jetën familjare të individit, për aq kohë sa cenohet i gjithë funksionimi dhe mirëqenia e familjes.
Ramiola Kalemi, psikologe në Durrës, thotë se në mënyrë specifike është reflektimi i një gjendjeje të tepruar, shpeshherë nervozizmi, që ndikon në krijimin e konflikteve të ndryshme brenda anëtarëve të familjes.

Sjellja dhe gjendja emocionale e një individi të prekur nga çrregullime të ankthit e depresioni ndikojnë mbi të gjithë dinamikën e organizimit të familjes, duke krijuar shpeshherë konflikte. Mendimet negative shpesh kthehen në një burim pesimizmi për të gjithë pjesëtaret e familjes. Tërheqja apo mbyllja brenda vetes krijon prishje të ekuilibrit të marrëdhënieve dhe ndërton ndjenjën e refuzimit, si dhe një klimë të tensionuar, që nuk është aspak e lehtë të administrohet.

“Duke qenë se kjo lidhje është mjaft e madhe, sot të gjithë hulumtuesit vënë theksin në rëndësinë e psikoedukimit, në rëndësinë e trajtimit të këtyre problematikave jo vetëm me medikamente, të cilat në shumicën e rasteve vetëm e përkeqësojnë gjendjen e depresionit dhe të ankthit, por trajtimi mund të bëhet përmes përfshirjes së të gjithë familjes në dhënien e një kontributi për të ndihmuar të afërmin e tyre që është duke përjetuar këto problematika”, thotë Kalemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat