Nënat me depresion pas lindjes, mund të kenë fëmijë të vështirë!

Shëndetësia

Nënat me depresion pas lindjes, mund të kenë fëmijë të vështirë!

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Nënat me depresion pas lindjes kanë më shumë gjasa të kenë fëmijë të vështirë, zbulon hulumtime të reja.

Të sëmurët e gjendjes së shëndetit mendor të cilët janë të pandjeshëm ndaj fëmijëve të tyre kanë më shumë gjasa që të kenë të rinj me temperament të vështirë, zbuloi studimi i fundit nga Universiteti Broën.

Studiuesit besojnë se nënat që i përgjigjen nevojave të fëmijëve të tyre, edhe nëse luftojnë kundër depresionit, u mësojnë të rinjve se si të rregullojnë emocionet negative.

Familjet me komunikim efektiv ku të gjithë janë të përfshirë në ngritjen e fëmijëve mund të ndihmojnë edhe vetë-rregullimin e foshnjave, thuhet tutje në rekomandim.

Autorja kryesore e studimit, Dr. Stephanie Parade nga Universiteti Broën, tha: ‘Depresioni i paslindjes së nënës u shoqërua vetëm me temperamentin e vazhdueshëm të vështirë fëmijëror. Kjo punë nënvizon rëndësinë e mbështetjes së familjeve në periudhën pas lindjes’’.

Pra, duke qenë se shifra e nënave që vuajnë nga depresioni pas lindjeve, është pothuajse e lartë, bashkarisht me familjen mund ta mundni atë duke u sjell të mira dhe fëmijëve tuaj!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat