Kujdes! Ky ushqim paraqet rrezik të lartë për foshnjat

Shëndetësia

Kujdes! Ky ushqim paraqet rrezik të lartë për foshnjat

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 16:32
Ilustrim

Disa produkte të veçanta të orizit mund të paraqesin rrezik për foshnjat për shkak të niveleve të larta të arsenikut që shkaktojnë në urinë. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në revistën “American Medical Association Pediatrics”, ku janë ekzaminuar të dhënat e ushqyerjes të më shumë se 700 foshnjave.

Pas ekzaminimit hulumtuesit shkencor arritën në përfundimin se foshnjat që ushqehen me oriz kanë tre herë më shumë nivele të arsenikut në urinë, krahasuar me foshnjat e tjerë që nuk konsumojnë asnjë produkt të orizit.

“Arseniku njihet si kancerogjen, që rrit rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, të sistemit imunitar dhe sëmundje të tjera. Ka evidenca të ndryshme që vërtetojnë se edhe nivelet e ulëta të këtij elementi mund të kenë ndikim në shëndetin e fëmijëve, në rritjen, sistemin imunitar dhe zhvillimin mendor të tyre”, deklaroi autorja kryesore e studimit, Margaret Karagas, nga Shkolla Mjekësore Geisel në Kolegjin Dartmouth.

FDA njoftoi në fillim të këtij muaji se do të propozojë një sasi të limituar të “arsenikut inorganik” tek orizi që mund të konsumojnë foshnjat, për shkak të rrezikut që paraqet ky element për ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat