Këshilla për vajzat: A i dini nevojat e vagjinës suaj?

Shëndetësia

Këshilla për vajzat: A i dini nevojat e vagjinës suaj?

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 16:42
Ilustrim

Vagina është një pjesë shumë e veçantë e trupit.

Ajo e bën gruan, grua, por ne shpesh ia injorojmë nevojat e saj.

Po, edhe vagina ka nevoja.

Ja se çfarë nuk duhet të bëni gabim me këtë pjesë kaq të ndjeshme të trupit.

-Biçikleta

Sigurisht që çiklizmi është i shëndetshëm.

Megjithatë, kushdo që e tepron, në fakt mund të humbasë jetën e tij seksuale. Studimet kanë treguar se presioni në zonën perineale mund të sjellë mpirje dhe çrregullime ndijore seksuale.

Kushdo që shpenzon më shumë se gjashtë orë në javë në biçikletë duhet të kujdeset që shala të jetë mjaftueshëm e gjerë nga pas. Në këtë mënyrë ulet presioni në mënyrë të konsiderueshme.

-Lojërat e ëmbla

Partneri juaj pëlqen që të vendosë mbi trupin tuaj krem?

Nuk ka problem, shumë meshkuj pëlqejnë ta bëjnë këtë.

Por bëni kujdes në zonën e klitorit për shkak se sheqeri ngjitet dhe mund të krijojë probleme me nivelin e pehashit në vaginë. Kjo mund të sjellë infeksione dhe myk.

-Përmbahuni me sportin

Kushdo që do ta mbajë vaginën e saj në formë të mirë, duhet të jetë më i disiplinuar me sportet, sidomos me vrapimin.

Ekspertët kanë zbuluar se nëse bëni më shumë se 60 kilometra vrap në javë, kjo ndikon negativisht tek epshi seksual.

Në vend të kësaj provoni më mirë jogan, kërcimin latin apo kanotazhin.

Këto forcojnë muskujt e legenit, nxisin qarkullimin e gjakut në legen dhe shtojnë mundësitë e një maratone orgazmash.

-Rrobat e lagura

Është një gabim që e bëjmë shpesh.

Kur shkoni për not apo në palestër, duhet të keni gjithmonë me vete rrobat për ndërrim. Rrobat e lagura ose me djersë ndikojnë negativisht në zonën tuaj intime. Ndaj pas sportit, direkt dush dhe me rroba të freskëta.

-Dushi i shpeshtë

Sa më shumë, aq më mirë.

Kështu thuhet kur bie fjala tek dushi.

Por vagina ka një funksion vetëpastrues.

Uji i dushit largon jo vetëm papastërtitë nga lëkura, por edhe acidet që mbajnë larg mikrobet e dëmshme nga lëkura.

Ndaj ideale është të bëjmë njëherë dush në ditë, mundësisht me ujë të vakët.

-Sapunët aromatikë

Ju pëlqeni gjithçka që bën shkumë, flluska dhe ka erë të mirë. Por vagina juaj nuk i pëlqen ato.

Sapuni aromatik dhe xheli i dushit kanë një nivel pehashi alkalinë shumë të lartë.

Nëse e lani klitorin me të tilla kremra agresivë, dëmtohet ekuilibri i nevojshëm bakterial, duke hapur rrugën për infeksione, baktere dhe viruse.

Prandaj përdorni vetëm ujë të thjeshtë ose një locion intim me pehash të ulët. Mbi të gjitha, duart larg shampove. Shpesh ato kanë efekt tharës shumë negativ.

-Të brendshmet

Jeni shumë e dhënë pas të brendshmeve të rafinuara?

Nuk ka problem, por kushtojini vëmendje cilësisë, për hir të vaginës suaj.

Pra, të brendshmet duhet të lahen në 60 gradë.

Shmangni modelet sintetike, pasi nuk thithin mirë dhe shtojnë nivelin e lagështisë në zonën vaginale.

Mos u shqetësoni se do prishni ndjenjën erotike.

Edhe të brendshmet e pambukut e kryejnë këtë funksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat