Pesë përfitimet e mrekullueshme të mjaltit në shtatzëni

Shëndetësia

Pesë përfitimet e mrekullueshme të mjaltit në shtatzëni

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 16:46
Ilustrim

Mjalti ka shumë përfitime gjatë shtatzënisë, bëhet fjalë për një ushqim të shëndetshëm dhe të ushqyeshëm. Ai duhet të jetë një produkt i çertifikuar dhe duhet të siguroheni për këtë para se ta konsumoni. Gjithsesi nuk duhet ta teproni me sasinë.

Përfitimet e mjaltit në shtatzëni:

1.Forcon sistemin imunitar. Ndikon pozitivisht edhe në qetësimin e djegieve të stomakut.

2. Qetëson pagjumësinë. Një filxhan qumësht me mjalt para gjumit do të ishte një favorizues i gjumit.

3. Qetëson kollën dhe gripin. Mjalti ka veti anti-virale dhe parandalon ftohjen.

4. Qetëson fytin e skuqur. Shtoni mjalt në një çaj xhinxheri ose limoni.

5. Qetëson ulçerën. Konsumimi i rregullt i mjaltit ul rrezikun e shfaqjes se bakterit “Helicobacter pylori”, i cila është përgjegjës për ulcerën.

6. Favorizon shëndetin e skalpit. Largon zbokthin. Tresni pak mjalt në ujë të ngrohtë dhe e aplikoni në skalpin e kokës në vend të balsamit.

5. Redukton alergjitë. Kjo shkaktohet nga rritja e sistemit imunitar ndaj polenit duke qene se edhe mjalti e përmban atë.

Kujdes, nëse konsumoni mjalt nuk duhet të:

1. Shtoni atë në ujë të nxehtë pasi e bëni të humbë vlerat. Ai duhet të tretet në ujë të vakët.

2. Shtoni mjaltin tek ushqimet me vitaminë C dhe D, në të kundërt vlera e tyre do të zhduket.

3. Mos kaloni sasinë prej 3 lugësh në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat