Kripa e Himalajeve më e pastra në botë

Shëndetësia

Kripa e Himalajeve më e pastra në botë

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 12:22
Ilustrim

Kripa e Himalajeve është kripa më e pastër që ekziston në tokë dhe është absolutisht e pakontaminuar prej toksinave apo ndotësve. Kjo kripë është e njohur si “ari i bardhë”. Shumica e njerëzve e lidhin me Himalajet në malin Everest, majën më të lartë në këtë planet.

Kjo kripë e veçantë ndodhet në një mjedis të pacënuar. Që prej shekujsh është e rrethuar nga bora dhe akulli, duke e mbrojtur kripën nga ndotja moderne ditore, gjë që e bën kripën e Himalajeve kripën më të pastër që gjendet në tokë. Ngjyra e saj rozë në të kuqe janë një tregues i pasur i mineraleve, kryesisht hekurit.

Kjo kripë përmban 84 elemente natyrore tërësisht identike me ato të trupit të njeriut.

Përfitimet

Ajo rrit hidratimin; Ndihmon në funksionimin e duhur të metabolizmit; Përmirëson qarkullimin e gjakut; Redukton shenjat e plakjes; Ruan shëndetin e mushkërive; Normalizon frymëmarrjen dhe liron sinuset; Ndihmon zorrët për të absorbuar ushqyesit; Nivelizon sheqerin në gjak; Parandalon dhimbjet e muskujve; Forcon kockat; Ruan shëndetin e enëve të gjakut; Është thelbësore për rregullimin e tensionit të gjakut; Ekuilibrin e peashit të qelizave, veçanërisht tek qelizat e trurit; Rregullon pagjumësinë; Eliminon sedimentet për të hequr toksinat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat