Njihuni me të mirat shëndetësore që përmban mjalti i gështenjës

Shëndetësia

Njihuni me të mirat shëndetësore që përmban mjalti i gështenjës

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 17:22
Ilustrim

Pema e gështenjës i përket të njëjtës familje ku bëjnë pjesë ahu dhe lisi. Për mijëra vite me rradhë, gështenja ka qenë një burim kryesor ushqimi për zonat malore të Mesdheut ku drithërat nuk rriteshin dot. Gështenja e ëmbël (Castanea sativa) që përdoret kryesisht për mjaltin rritet me bollëk jo vetëm në Evropë, por sidomos në Shqipëri. Mjalti i prodhuar prej saj ka një shije dhe aromë të fortë me nuancë të lehtë hidhësie. Ky mjaltë i pasur me polen, kripëra minerale dhe taninë ka një sasi të lartë të fruktozës që shmang kristalizimin dhe aciditet të ulët. Mjalti i gështenjës ka një ngjyrë të errët që varion nga ngjyra kafe me nuancë të verdhë deri tek nuanca e çelët e të zezës.

Ndonjëherë e gjejmë edhe të qelibartë. Aroma e tij bimore është unike. Mjalti është jo shumë i ëmbël dhe shija që lë pas është paksa e hidhur. Shija është e qëndrueshme dhe preferohet kryesisht nga ata që pëlqejnë mjaltin e fortë dhe jo shumë të ëmbël. Mjalti i gështenjës është i pasur me minerale, hekur, vitaminat B dhe C. Ai forcon muskujt, përmirëson qarkullimin e gjakut, ndihmon mëlçinë dhe stomakun, heq lodhjen, forcon sistemin imunitar dhe ka vlera pozitive në sistemet e frymëmarrjes dhe të tretjes. Mjalti i arrës është një burim i mirë kaliumi, kalciumi dhe mangani. Ai përmban më shumë minerale se çdo mjaltë tjetër. Burimet më të pasura të mjaltit të gështenjës janë Shqipëria, Kina, Turqia, Italia, Spanja, Zvira dhe Franca. Burime dytësore të këtij mjalti janë Austria, Belgjika, Gjermania dhe Greqia.

Vlerat e jashtëzakonshme të antioksidantëve Studime të ndryshme kanë krahasuar përmbajtjen e antioksidantëve të disa llojeve të mjaltit dhe kanë zbuluar që mjalti i gështenjës kishte sasinë më të lartë të antioksidantëve. Ky mjaltë me ngjyrë të errët përmban sasi të jashtëzakonshme të acideve fenolikë, përbërës që forcojnë kapacitetin e antioksidantëve tek mjalti i gështenjës.

Mjalti i gështenjës lufton bakteret

Mjalti është i mirënjohur kundër baktereve dhe mykut. Por disa prej tyre, përfshirë mjaltin e gështenjës kanë aftësi më të mëdha kundër baktereve. Një ekip studiuesish nga Spanja zbuloi se mjalti i gështenjës kishte fuqinë të luftonte baktere si Stafilokoku dhe Escherichia coli. Lloje të tjera të mjaltit që u përfshinë në studim nuk kishin aftësi të luftonin këto baktere. Shija disi e hidhur e mjaltit të gështenjës e bën atë ideal për të kompletuar disa gatime. Nëse ju pëlqejnë shijet intensive, atëherë me këtë mjaltë mund të lyeni bukën e thekur ose ta përdorni si një ëmbëlsues natyral të çajit.

Parandalon plakjen

Sasitë e larta të antioksidantëve ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira dhe mbrojtjen e trupit nga ndikimet e plakjes. Rrjedhimisht, konsumi i rregullit i mjaltit të gështenjës të rinon.

Trajton aknet

Duke qenë se lufton bakteret, mjalti është ideal kundër akneve. Përdoreni direkt në lëkurë si maskë ose kombinojeni me tërshërë për të luftuar inflamacionin dhe pastruar lëkurën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat