Mos e bëni këtë veprim me qenin, ju rrezikon jetën

Shëndetësia

Mos e bëni këtë veprim me qenin, ju rrezikon jetën

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 18:57
ilustrim

Shumë njerëz i duan kafshët dhe mbajnë qen në shtëpi. Ata janë besnikë dhe të dashur, por shpeshherë mund t’ju rrezikojnë edhe jetën. Një ekspert thotë se nuk duhet ta lini kurrë qenin që t’ju lëpijë në fytyrë. Sipas Marty Becker, ky veprim mund të jetë fatal për ju.

“Qentë mbartin mbeturina, mikrobe. Qentë shpenzojnë gjysmën e jetës së tyre duke futur hundët nëpër qoshe me mbeturina. Kështu që ata mbartin mikrobe të të gjitha llojeve”, thotë eksperti tjetër John Oxford.

Duke e lënë qenin të bëjë këtë veprim, ju rrezikoni të prekeni nga viruse që mund të rezultojnë fatale për shëndetin tuaj.

 “Capnocytophaga Canimorsus” është një mikrob që qëndron shpesh në gojën e qenit. Nise prekeni nga ky bakter, ju do të keni ethe, të dridhura, djersitje, mungesë energjie. Do të kaloni një sëmundje të rëndë, që nuk i ngjan aspak infeksionit të zakonshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat