Fshin 18 terabajt pornografi që t’i japë fund varësisë së tij

Shëndetësia

Fshin 18 terabajt pornografi që t’i japë fund varësisë së tij

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 09:35
Ilustrim

Një person ka zbuluar se si i ka akumuluar 18 terabajt pornografi në kompjuterin e tij, dhe se si e kishte marrë hapin e guximshëm që t’i fshijë të gjitha në mënyrë që ta tejkalojë varësinë e tij.

18 terabajtët e tij janë ekuivalent me 5 mijë e 400 orë pornografi me video të kualitetit të lartë, si dhe 64.8 milionë imazhe.

Nëse ai do të shikonte pornografi tetë orë në ditë, do t’i duheshin 20 muaj që ta shikonte të gjithë materialin që e kishte ruajtur.

Ai e pranoi se kishte shpenzuar pesë vjet duke e mbledhur këtë koleksion të pornografisë, por vendosi që ta bëjë një lëvizje në tentim të luftimit të “ankthit të performancës”, shkruan The Independent.

Kjo pasi që ai e kishte humbur erekcionin disa herë kur po kryente marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij, faj të cilin ai e vë mbi varësinë e të shikuarit pornografi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat