Shkencëtarët arrijnë të shërojnë alergjinë nga kikirikët

Shëndetësia

Shkencëtarët arrijnë të shërojnë alergjinë nga kikirikët

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 21:51
Kikirika

Hulumtuesit australianë kanë arritur papritmas një sukses të madh për shërimin e alergjisë ndaj kikirikëve te fëmijët.

Një studim i vogël i kryer në institutin kërkimor Merdok ka testuar veprimin e eksperimentit e trajtimit të terapisë mbi imunitetin, i cili në fund ka shëruar alergjinë te dy të tretat e fëmijëve. Më e rëndësishme është ajo se ndjeshmëria e tyre e lartë ndaj kikirikëve nuk është   përsëritur as pas katër vjetësh.

“Këta fëmijë mund të hanë kikirikë sa të kenë dëshirë, pas trajtimit”, ka thënë profesor Mimi Teng.  

Teng ka shpikur trajtimin, i cili kombinon probiotikët me terapinë e imunitetit oral në bazë të kikirikëve, i njohur si PPOIT. Ky trajtim është i dizajnuar që të ri-programojë  reaksionin e sistemit imun ndaj kikirikëve dhe në fund të sjellë deri te toleranca ndaj tij. 

Në studim morën pjesë 48 fëmijë, të cilët kanë marrë probiotikun Lactobacillus rhamnosus me proteinë nga kikiriku ose placebo dhe këtë terapi e kanë marrë një herë në ditë për 18 muaj. Sasia e proteinave nga kikiriku ishte shtuar gradualisht.

Në fund të trajtimit, 82 për qind e fëmijëve ishin shëruar nga alergjia në krahasim me vetëm katër për qind në grupin që kishin marrë placebo. Prej tyre,  70 për qind ishin tolerantë ndaj kikirikëve edhe pas katër vjetësh.

Teng thotë se rezultatet janë të mahnitshme dhe u kanë ndryshuar jetën fëmijëve që ishin pjesë e këtij studimi.

Rezultatet janë publikuar në revistën “Lancet Child & Adolescent Health”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat