5 këshilla për parandalimin e gripit

Shëndetësia

5 këshilla për parandalimin e gripit

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 00:28
ilustrim

Gripi është sëmundje virale i cili përhapet kryesisht gjatë stinës së dimrit, megjithatë kohët e fundit për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe ndryshimit të menjëhershëm të temperaturave po paraqitet edhe në stinët e tjera pra edhe në stinën e verës. Doktor Agon F. Bislimi jep 5 këshilla për parandalimin e gripit.

1. VAKSINOHUNI.

 Vaksinohuni kundër gripit sezonal.

2. Njihuni me shenjat dhe simptomat e Gripit.
  
- Temperaturë

- Kollë

- Djegie fyti

- Të dridhura apo ethe

- Lodhje e madhe

- Hundë të zëna ose që rrjedhin

- Dhembje e muskujve

- Kokëdhimbje

3. Mësoni si të kolliteni.

Kollituni ose Teshtini në mëngën e veshjes suaj, në shami ose në shuplakën e dorës tuaj.

4. Lajini duart gjatë dhe shpesh (me sapun e ujë, ose dezinfektues duarsh) si edhe mundohuni të mos prekni sytë, hundën ose gojën.

5.Mos u qëndroni afër njerëzve të sëmurë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat