A e dini që drita e telefonit ju humb gjumin?

Shëndetësia

A e dini që drita e telefonit ju humb gjumin?

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 06:20
ilustrim

Ajo ndalon prodhimin e melatoninës Rezultatet e studimeve të ndryshme tregojnë se si përdorimi i gabuar i pajisjeve elektronike me ekran (celularë, tablet, laptop, etj.,) ndikojnë negativisht në proceset biologjike, që lidhen me gjumin, si dhe vetë mirëqenien tonë mendore dhe fizike.

Drita e reflektuar krijon efektin e kundërt të gjumit. Ajo e nxit trurin tuaj të qëndrojë i zgjuar përtej orarit apo kohës, që do të flinit normalisht, duke ndikuar drejtpërdrejt te reduktimi i orëve të nevojshme për gjumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat