Ushqimet më të mira për shëndetin e sistemit nervor

Shëndetësia

Ushqimet më të mira për shëndetin e sistemit nervor

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 12:55
Ilustrim

10 ushqimet që stimulojnë shëndetin e sistemit tonë nervor dhe që garantojnë mirëfunksionimin e tij duke ndikuar pozitivisht dhe në gjithë organizmin janë :
Tërshera
Tërshëra ndihmon në rastet e depresionit, përmirëson humorin dhe është një aleate mjaft e vyer në performancat sportive pasi ofron mjaft energji, ndihmon edhe sistemin nervor bashkë me aparatin e frymëmarrjes.
Bizelet
Bizelet janë plot me fosfor, në fakt janë kalorike, të pasura me vitamina B1, B2, B3, A dhe C. ato ndihmojnë jo vetem sistemin tonë nervor por edhe sistemin imunitar, lëkuren, zorrën e trashë, zemrën si dhe qarkullimin e gjakut.
Kungulli
Kungulli është i pasur me ushqyes të dobishem dhe ka një funksion të mirë si diuretik. Veprimi pozitiv i tij mbi sistemin nervor i detyrohet sasise së lartë të vitaminës A që kungulli ka e nga e cila fiton dhe vetitë antioksidative dhe antiinflamatore. Gjithashtu ai permban dhe kurkubitinen e cila mbron aparatin urinar.
Frutat e thata
Frutat e thata kanë mjaft ushqyes, substanca antioksidante që kundërshtojnë plakjen qelizore. Duke qenë se janë të pasura me fibra bëhen mike të zorrëve dhe të gjithë sistemit nervor. Bëni gjithmonë kujdes që mos të tejkaloni sasinë e marrë të tyre pasi kanë mjaft kalori.
Bananja
Bananja, e pasur me kalium, është një frut që bën mjaft mirë për zorret dhe stomakun si dhe funizon me ushqyesit e nevojshëm muskujt. Gjithashtu është mjaft e dobishme dhe për sistemin tonë imunitar.
Kajsia
Kajsia është një frut aleat për lëkurën dhe është e pasur me fibra dhe vitamine A, ushqyes që kanë fuqi antioksiduese. Përveç të mirave që sjell për sistemin nervor ajo është mjaft e mirë dhe për të ulur sasinë e sheqerit në gjak.
Spinaqi

Nëse e konsumoni bashkë me limonin, bëhen burim i shkëlqyer për hekurin. Spinaqi, përveç se ndihmon sistemin nervor, mbështet edhe sistemin muskular dhe aparatin oseoartikular, duke qenë se është i pasur dhe me vitaminë A dhe acid folik.

Bishtajat
Bishtajat ndihmojnë në shpërbërjen e yndyrnave dhe janë të pasura me kripera minerale të cilët ndihmojne lidhjet nervore. 
Kakao
Kakao përveçse është e pasur me proteina, lipide, glucide, kripëra të ndryshme minerale si dhe vitamina të grupit B, ka në përbërje te saj edhe serotonine, tiramine, kafeinë, teobrominë dhe feniletilamine. Teobromina dhe kafeina ndihmojnë për t’u përqendruar. Serotonina dhe tiramina janë të domosdoshme në rastet e depresionit dhe shqetësimeve nga ankthi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat