Diabeti në rritje – te fëmijët dhe të rinjtë

Shëndetësia

Diabeti në rritje – te fëmijët dhe të rinjtë

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 19:34
Ilustrim

Kroacia është në grupin e vendeve me rrezik të lartë të zhvillimit të diabetit të tipit 1 te fëmijët dhe të rinjtë. Aktiviteti i rregullt fizik është një nga faktorët më të rëndësishëm për shtyerjen dhe zvogëlimin e komplikimeve të sëmundjes.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit (IDF), 387 milionë njerëz në mbarë botën aktualisht vuajnë nga diabeti, kurse çdo shtatë sekonda një person vdes nga diabeti. Të dhënat poashtu vlerësojnë se gjatë 20 viteve të ardhshme kjo shifër do të rritet në 592 milionë.

Kroacia është ndër vendet me një rrezik të lartë të zhvillimit të diabetit të tipit 1 te fëmijët dhe të rinjtë. Çdo vit në Kroaci diabeti i tipit 1 diagnostikohet te rreth 17 fëmijë dhe të rinjë në 100.000 fëmijë të së njëjtës moshë, që do të thotë se nga kjo formë e sëmundjes në vit sëmuren rreth 130 fëmijë.

Si përgjigje ndaj numrit të madh të personave të prekur nga kjo sëmundje në mbarë botën, IDF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë çdo vit më 14 nëntor ftojnë për të festuar Ditën Botërore të Diabetit.

Festimit të kësaj dite i është bashkuar edhe klinika pediatrike-interniste ARISTA e cila, ndër të tjerat, mbledhë ekspertë të lartë në fushën e endokrinologjisë së fëmijëve dhe diabetit.

Me këtë rast, prim. Dr. Jasenka Ille, endokrinolog dhe diabetolog i fëmijëve nga Arista deklaron: “Ndryshe nga diabeti i tipit 2, i cili paraqitet kryesisht tek të rriturit, kurse është rezultat i obezitetit dhe mungesës së aktivitetit fizik, diabeti i tipit 1 ndodh si rezultat i proceseve autoimune në organizëm, gjegjësisht kur pankreasi prodhon pak ose aspak insulinë. Frekuenca e kësaj forme të diabetit tek fëmijët dhe të rinjtë në 50 vitet e fundit është rritur ndjeshëm, veçanërisht shqetëson fakti se po vërehet gjithnjë e më tepër dukuria e sëmundjes te fëmijët e vegjël, veçanërisht te fëmijët nën 5 vjeç”.

Prim. Ille thekson se diabeti tip 1 shpesh paraqitet papritur dhe më së shpeshti tek fëmijët dhe të rinjtë. Simptomat e para janë urinimi i shpeshtë, etja e tepruar, humbje peshe dhe lodhja.

“Pa marrë parasysh se sa janë prindërit të vetëdijshëm për peshën e komplikacioneve kronike të cilat kjo sëmundje mund t’i shkaktojë, ekipi mjekësor është ai që me edukim dhe arsimim motivon dhe ofron mbështetje të vazhdueshme për kontroll më të mirë të sëmundjes. Qëllimi i edukimit dhe trajtimit të diabetit është pikërisht parandalimi ose shtyerja e shfaqjes së komplikimeve të mundshme kronike”, thekson prim. Ille.

Diabeti tip 1 trajtohet kryesisht me insulinë dhe matjen e glukozës në gjak, ku terapia me insulinë përshtatet gjithmonë sipas moshës së fëmijës. Por një pjesë shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme e trajtimit është pikërisht të ushqyerit e drejtë të diabetikëve dhe aktiviteti i rregullt fizik.

Përveç marrjes së domosdoshme të insulinës dhe kontrollimit të sheqerit në gjak rol të rëndësishëm në trajtim ka të ushqyerit e përshtatshëm dhe aktiviteti fizik. Gjegjësisht aktiviteti i rregullt fizik është treguar si një nga faktorët më të rëndësishëm për shtyerjen dhe zvogëlimin e shtrirjes së komplikimeve të mëvonshme të sëmundjes. Shumë studime klinike kanë treguar se fëmijët dhe të rinjtë me diabet tip 1 të cilët ushtrojnë rregullisht kanë nevojë për një dozë më të ulët të insulinës për të njëjtin nivel të kontrollit metabolik.

Në muajin e ndërgjegjësimit mbi diabetin klinika Arista bën një aksion “Diabetes”, gjatë të cilit për 50 për qind ka zbritje paketash të testeve laboratorike dhe këshillimeve nutricioniste në diagnostikimin dhe parandalimin e diabetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat