Kafeina zvogëlon rrezikun e vdekjes tek gratë me diabet

Shëndetësia

Kafeina zvogëlon rrezikun e vdekjes tek gratë me diabet

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 14:49
Ilustrim

Kafeina zvogëlon rrezikun e vdekjes tek gratë me diabet: ata që pinë rregullisht kafe ose çaj, jetojnë më gjatë në krahasim me gratë e sëmura që nuk i konsumojnë ato, por një gjë e tillë nuk ndodh tek burrat. Kjo është demonstruar në një studim në Universitetin e Portos (Portugali), të prezantuar edhe në Shoqatën Evropiane për studimin e diabetit (Easd).

Hulumtuesit kanë vënë në dukje se sa më e madhe sasia e kafeinës që konsumohet, aq më i vogël rreziku i vdekjes tek gratë diabetike. Ata gjithashtu vënë në dukje se efekti mbrojtës varet nga burimi i kafeinës: nivelet më të larta të konsumimit të kafeinës nga kafeja shoqërohen me një rrezik më të ulët të vdekjes për të gjitha shkaqet dhe në veçanti për sëmundjet kardiovaskulare; anasjelltas gratë që konsumonin më shumë kafeinë se çaj, kanë një probabilitet më të vogël të vdekjes nga kanceri.

Më shumë se 80% e popullsisë së rritur në botë konsumon kafeinë çdo ditë dhe studime të ndryshme kanë treguar efektin pozitiv të kafesë në rrezikun e vdekjes për të gjitha shkaqet, në popullatën e përgjithshme, por pak dihet për rolin e kafeinës në vdekshmërinë e diabetikëve.

Studimi mori në konsideratë një kampion prej 3000 burrash dhe grash diabetike nga viti 1999 deri në vitin 2010. Studiuesit kanë treguar kështu se gratë diabetike që konsumonin deri në 100 mg kafeinë në ditë (një filxhan kafeje të rregullt) kishin 51% më pak shanse për të vdekur sesa gratë që nuk konsumonin kafeinë. Me një konsum prej 100 deri në 200 mg në ditë, rreziku i vdekjes ishte më i vogël se 57% dhe me një konsum më të lartë prej 200 mg (dy gota kafe), rreziku i reduktuar i vdekjes ishte 66%.

Për më tepër, është vërejtur gjithashtu se përdoruesit e fortë të kafeinës ndryshe nga çaji, regjistruan një rrezik më të ulët të vdekjes të vdekjes nga kanceri me 80%. Megjithatë, theksojnë autorët, nevojiten konfirmime të mëtejshme dhe “studimi ynë vëzhgues mund të sugjerojë vetëm mundësinë e një efekti mbrojtës të kafeinës”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat