Duhanpirja rritë vdekshmërinë tek të prekurit me HIV

Shëndetësia

Duhanpirja rritë vdekshmërinë tek të prekurit me HIV

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 14:10
Ilustrim

Njerëzit me HIV të cilët pinë cigaren, kanë 10 herë më shumë gjasa të vdesin nga kanceri i mushkërive se sa nga vet HIV-i, është zbuluar në një studim.

Ata që janë të diagnostikuar me HIV janë duke jetuar më gjatë për shkak të barnave gjithnjë e më efektive antivirale që janë zhvilluar në 10 vjetët e fundit.

Por, parandalimi nga kanceri i mushkërive nuk është zhvilluar në një shkallë të ngjashme.

Më shumë se 40 për qind e njerëzve që jetojnë me HIV në Shtetet e Bashkuara pijnë duhan, krahasuar me 15 për qind të popullatës së përgjithshme të rritur.

Dhe studiuesit thonë se parandalimi i kancerit të mushkërive nëpërmjet ndërprerjes së duhanit duhet të jetë një prioritet në kujdesin e njerëzve që jetojnë me HIV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat