Kujdes me reçipetat, ato kanë ndikim të madh në gjoks

Shëndetësia

Kujdes me reçipetat, ato kanë ndikim të madh në gjoks

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 17:19
Ilustrim

Asnjë grua nuk do të qëndronte 10 ditë pa larë reçipetat, kjo do të ishte absurde për të. Por e dini se çfarë thotë analistja e “Textiles Lab” për “Good Houdekeeping Institute” (qendër britanike që teston produktet e konsumatorit).

Sipas analistes…

Larja e shpeshtë mund të prishë elasticitetin e veshjeve dhe për pasojë do të bëjë që reçipetat të mos krijojnë një mbështetje të mirë të gjëndrave të gjirit.

Gjatë natës reçipetat janë të panevojshme

Qëllimi i reçipetave është të ndihmojë muskujt e kraharorit për t’i siguruar gjëndrave të gjinjve një mbështetje të mirë ndërsa pesha e gravitetit i tërheq poshtë, pra që ato të mos pozicionohen në mënyrën e gabuar. Pra, gjatë ditës, mbajtja e tyre është e domosdoshme, ndërsa gjatë natës absolutisht jo. Për gratë me një numër shumë të vogël gjoksi, mbajtja e tyre edhe gjatë ditës mund të eliminohet.

Kujdes me elasticitetin

Analistja ka shpjeguar se funksioni i reçipetave e bën të domosdoshëm një elasticitet të mirë, dhe për këtë arsye larja e shpeshtë nuk sugjerohet. Diçka e tillë do të dëmtojë këtë elasticitet dhe për pasojë gjoksi nuk do të ketë një mbështetje të mirë.

Përdorni modele të ndryshme

Modelet duhet të jenë të ndryshme për evente të ndryshme gjatë ditës, kështu ju do t’i ndërroni shpesh dhe elasticiteti nuk do të prishet. Edhe heqja e tyre gjatë natës do të bëjë që forma dhe elasticiteti i tyre të jetë më jetëgjatë.

Si duhet t’i lajmë?

Shikoni gjithmonë etiketat. Procesi duhet të jetë delikat dhe më pas i lini të thahen në ajër të pastër dhe të hapura mirë, pra jo të ngjitura pas veshjeve të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat