Testi i thjeshtë i gjakut tregon nëse rrezikoheni nga demenca

Shëndetësia

Testi i thjeshtë i gjakut tregon nëse rrezikoheni nga demenca

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Një test i drejtpërdrejtë i gjakut mund të tregojë nëse një person është në rrezik të demencës.

Njerëzit me nivele të larta ose të ulëta të magnezit kanë 30 për qind më shumë gjasa të zhvillojnë simptoma të dobësuara.

Por, mjekët mund të identifikojnë nivelet në testin e rregullt të gjakut për të ndihmuar njerëzit që t’i shmangen rrezikut.

Një studim në Holandë ka monitoruar mijëra njerëz, për lidhjet ndërmjet magnezit dhe gjendjes së tyre shëndetësore.

“Nëse rezultatet tona konfirmohen, magnezi mund të jetë një rrugë e lehtë për të ulur rrezikun tuaj nga demenca dhe të parandalojë njerëzit që të preken nga ajo. Nivelet e duhura të magnezit mund të arrihen përmes dietës, suplementeve ose barnave”, ka thënë autorja e studimit Brenda Kieboom, nga Universiteti në Roterdam.

Dietat e larta me perime jeshile, arra dhe drithëra ndihmojnë njerëzit të mbajnë nivele normale të magnezit.

Kieboom thotë se këto rezultate duhet të konfirmohen nga studime shtesë, por rezultate janë intriguese.

“Nëse njerëzit reduktojnë rrezikun e tyre përmes dietave ose suplementeve, atëherë ato mund të jenë tejet të dobishme”, ka thënë Kieboom

Studimi zbuloi se prej 1.771 pjesëmarrësve me magnez të ulët, 160 ishin prekur nga demenca - një normë prej 10,2 për 1,000 çdo vit. Nga 1,748 njerëz me nivele të larta, 179 ishin prekur, një normë prej 11,4 për 1,000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat