Pesë top-ushtrime për arritje të rezultateve maksimale

Shëndetësia

Pesë top-ushtrime për arritje të rezultateve maksimale

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 17:33
Ilustrim

Trajnimi i mirë dhe hyrja në rutinë ditore të ushtrimeve mund t’ju ofrojnë rezultate të shkëlqyeshme afatgjatë.

Megjithatë, me rëndësi është që të zgjidhni programin i cili u përshtatet nevojave tuaja, përkatësisht qëllimit përfundimtar të cilin dëshironi ta arrini.

Shkenca ka konstatuar që për vetëm shtatë minuta stërvitjeje me intensitet të lartë të tërë trupit, mund të arrini rezultate kulmore si në palestër, sipas të dhënave të Kolegjit amerikan të mjekësisë sportive (ACSM).

Për këtë tip stërvitjeje, e gjitha që ju nevojitet janë karrigia, muri, shtatë minuta kohë dhe pak vullnet i mirë dhe qëndrueshmëri.

Po ju paraqesim programet më të mira për ushtrime të cilat do t’i plotësojnë nevojat e gjithkujt.

Stërvitja klasike

Kjo stërvitje është më e mira nëse dëshironi vetëm të lëvizni dhe të tendosni trupin.

Stërvitja bazike

Përfshin të gjitha pjesët e trupit dhe fokusohet në qëndrueshmëri.

Stërvitja energjike

Stërvitja energjike është më e mira për zgjimin e energjisë, sepse nuk do të mund të ndaleni.

Stërvitja me rrotullime

Kjo stërvitje është diç më kërkuese prandaj vendosni për të kur të jeni të gatshëm të kaloni në nivel më të lartë.

Stërvitja me hapa vallëzimi

Është e shkëlqyeshme për formësimin e trupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat