Vezët e reduktojnë urinë

Shëndetësia

Vezët e reduktojnë urinë

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 23:05
Ilustrim

Studimi i ri i publikuar në revistën profesionale “Nutrition Research” ka zbuluar se sa i rëndësishëm është kafjalli i pasur me proteina, më saktësisht me vezë, pasi është vërtetuar që vezët e reduktojnë ndjenjën e urisë.

Hulumtuesit kanë zbuluar që meshkujt të cilët ditën e fillojnë me vezë për kafjall harxhojnë dukshëm më pak kalori kur u ofrohet që për drekë të hanë çfarë të duan, për dallim nga meshkujt të cilët për kafjall hanë një shujtë me vlerë të njëjtë të energjisë në formë të bukës së pasur me karbohidrate.

Hulumtimin e dallimeve mes dy kafjalleve mesatare amerikane e ka bërë Maria Luisa Femandez, e cila ka sqaruar që kafjalli i pasur me proteina ndihmon në kontrollimin e ndjenjës së urisë.

Ajo ka shtuar se ekziston një numër gjithnjë e më i madh i dëshmive, të cilat tregojnë se proteinat janë shumë të rëndësishme për shëndetin, ndërsa ka theksuar se sa e rëndësishme është që proteinat të jenë pjesë përbërëse e kafjallit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat