Shenjat që trupi juaj ka nevojë për zink

Shëndetësia

Shenjat që trupi juaj ka nevojë për zink

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 00:42
Ilustrim

Është minerali më i pasur në trupin e njeriut dhe në mesin e funksioneve kryesore të tij e mirëmbanë lëkurën, flokët, dhëmbët dhe thonjtë të shëndetshëm, për të mos përmendur funksionimin e libidoseve tona dhe sistemeve imune.

“Zinku është i nevojshëm për veprimtarinë e mbi 300 enzimeve të trupit dhe këto enzime ndihmojnë në sjelljen e reaksioneve biokimike në trup që janë esenciale për sintezën e proteinave, prodhimin e hormoneve, si dhe shkëlqimin dhe mirëqenien e përgjithshme”, thotë mjekja e shëndetit publik Emma Derbyshire.

Pavarësisht nga rëndësia e zinkut, shumë prej nesh mund të jenë të mangëta për të, thotë ajo.

Një studim i kohëve të fundit i grave në moshën e lindjes së fëmijëve në 14 shtete zbuloi se mbi një në pesë kishte nivele të ulëta zinku dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 31 përqind e njerëzve në nivel global janë të mangët në zink.

Ndërkaq më poshtë mund të gjeni disa nga sinjalet se ju keni mungesë zinku. Nëse disa nga këto simptoma u shfaqen atëherë kërkoni ndihmën e mjkut tuaj:

Keni rënie të flokëve.
Keni thonj të brishtë dhe pika të bardha në ta.
Dhëmbët tuaj nuk janë saktësisht të ndritshëm.
Ju keni ulçerë në gojën tuaj.
Ju keni shenja apo njolla në lëkurën tuaj poashtu dhe akne.
Kockat tuaja janë të dobëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat