Dhëmbë të bardhë me uthull molle!

Shëndetësia

Dhëmbë të bardhë me uthull molle!

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 16:31
Ilustrim

Zverdhja e dhëmbëve është një çështje e zakonshme kozmetike që prek njëlloj si burrat, ashtu edhe gratë.

Kjo mund të jetë rezultat i disa ushqimeve dhe pijeve, të tilla si vera e kuqe, ëmbëlsirat që përmbajnë bollëk të ngjyrave artificiale, shprehi jo të shëndetshme, të tilla si pirja e duhanit, apo është thjesht gjenetike.

Në fakt, tregu ofron një bollëk të produkteve komerciale për zbardhjen e dhëmbëve.

Por, këto produkte janë zakonisht të shtrenjta dhe për më tepër, ato shpesh nuk arrijnë të ofrojnë rezultatet e dëshiruara.

Nga ana tjetër, ju keni alternativa natyrale, të tilla si ajo që ju sjellim më poshtë e që bëhet vetëm me uthull molle, e që ofrojnë rezultate të mahnitshme të zbardhjes së dhëmbëve.

Pse uthulla e mollës është e mirë për zbardhjen e dhëmbëve?

Uthulla e mollës kur përdoret për higjienën orale, funksionon në dy nivele, eliminon zverdhjen e dhëmbëve dhe njollat e njëkohësisht bën zbardhjen e dhëmbëve derisa poashtu shkatërron gjithë bakteriet në gojë që shkaktojnë erën e keqe të gojës.

Si ta përdorni uthullën e mojës për të zbardhur dhëmbët?

Ky tretman nuk mund të jetë më i lehtë. Vetëm përzieni gjysmë luge gjelle uthull molle dhe një filxhan ujë dhe bëni gargarë në mëngjes.

Keni parasysh se uthulla e mollës mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve andaj bëni kujdes që atë ta përzieni gjithmonë me ujë.

Poashtu mos harroni që pas këtij tretmani të pastroni dhëmbët zakonisht. Bëjeni këtë tretman në baza ditore, në mënyrë që të zbardhni dhëmbët.

Çfarë duhet të dini para se të përdorni uthullën e mollës?

Gjithmonë tundeni shishen e uthullës së mollës para përdorimit sepse zakonisht përbërësit kryesor bien poshtë.

Uthulla e mollës është shumë acidike, andaj mos e përdorni pa e tretur në ujë

Mos e përdorni trajtimin me uthull molle për dhëmbë të bardhë më shumë se një herë në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat