A kanë ndikim prindërit sa i përket preferencave ushqimore të fëmijës?

Shëndetësia

A kanë ndikim prindërit sa i përket preferencave ushqimore të fëmijës?

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 11:00
Foto ilustruese

A është e vërtetë se shija jonë për ushqim formësohet herët nga prindërit tanë? Apo ka faktorë tjerë të cilët ndikojnë në këtë?

Nga një shkallë prej 1 (ku nuk jua ka ëndja fare) deri në 5 (ju pëlqen tej mase), sa shumë ju pëlqejnë këto ushqime: a) perimet, b) pemët, c) mishi apo peshku, d) produktet e qumështit, e) ushqimet e zakonshme (si çipsat, çokollatat, etj.), dhe f) ushqimet e ngrira (si patatet)?

Tani, në një shkallë prej 1 (ku asnjëherë nuk e keni pasur produktin në shtëpi) deri në 5 (gjithmonë e keni pasur produktin në tryezën e bukës) sa shumë ju kanë inkurajuar prindërit ta hani secilin nga ato lloje të ushqimit.

Edhe a shihni ndonjë ndër lidhje mes këtyre dy ‘testeve’?

Ndoshta jo. Por, një studim i ri i kryer nga Andrea Smith dhe Clare Llewellyn në Universitetin e Londrës ka analizuar të dhëna nga ‘Twins Early Development’, dhe ka ardhur në një përfundim interesant.

Preferencat e ushqimit te fëmijët e vogël faktikisht formësohen nga prindërit e tyre.

Por, kur Smith dhe Llewellyn kanë analizuar 18 dhe 19 vjeçarët, kanë zbuluar se nuk ekziston ndonjë gjë që ambientin e shtëpisë që ndikon në shijen e ushqimit.

Në fakt, preferencat e ushqimit te adoleshentët kryesisht shpjegohen nga faktorët gjenetikë (rreth 40%) dhe nga ambienti i jashtëm, siç janë miqtë (rreth 60%).

Pra, nëse dëshironi që fëmijët të rriten duke ngrënë pemë e perime, më efektive është nëse i inkurajoni të shoqërohen me veganë sesa t’i detyroni ta bëjnë një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat