Humbja e një kilogrami në peshë shton jetën për dy muaj

Shëndetësia

Humbja e një kilogrami në peshë shton jetën për dy muaj

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 17:39
Ilustrim

Ju mund të jetoni më gjatë duke ushtruar më gjatë dhe duke mbajtur trupin në peshë adekuate, kanë zbuluar shkencëtarët.

Studimi dhe ushtrimet janë çelës për të jetuar më gjatë.

Çdo vit që kalojmë duke studiuar, kjo mund të shtojë jetën tuaj, tregon një studim i Universitetit të Edinburgut.

Studimi ka zbuluar mënyrat për të jetuar më gjatë dhe se mënyrat e jetesës mund të çojnë në vdekje të parakohshme.

Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i vdekjes së parakohshme.

Mbipesha po ashtu është faktor kryesor që shkurton jetën.

“Ne kemi gjetur se çdo pako e cigareve shkurton jetën për shtatë vjet, derisa humbja e një kilogrami në peshë mund të shtojë jetën për dy muaj”, thonë shkencëtarët.

Ushtrimet janë të rëndësishme për një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme, thonë shkencëtarët.

Konsumimi i peshqve dhe arrave po ashtu mund  të ndihmojë në zgjatjen e jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat