Cila është sasia e nevojshme e vitaminës D për evitimin e sëmundjes së zemrës?

Shëndetësia

Cila është sasia e nevojshme e vitaminës D për evitimin e sëmundjes së zemrës?

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 18:10
Ilustrim

Vitamina D krijohet në lëkurë kur ekspozohemi gjatë diellit, por ajo mungon gjatë stinës së dimrit.

Për këtë arsye nevojitet një dozë e caktuar e kësaj vitamine për ta marrë në ditët kur nuk ka diell.

Vitamina D është e njohur si “vitamina e diellit”, pasi që ajo prodhohet kur lëkura i ekspozohet diellit.

Absorbimi në sasi të mjaftueshme është e rëndësishme për shëndetin dhe ndihmon në forcimin e eshtrave, si dhe sistemin imunitar.

Një kërkim i fundit i Universitetit Queen Mary nga Londra, ka zbuluar se kjo lloj vitamine mund të ndihmojë kundër sulmeve të ndryshme të astmës.

Mjekët rekomandojnë që çdo person duhet të marrë 10mcg vitaminë D çdo ditë, për të evituar mungesën e saj.

Sidoqoftë, shumë ekspertë konsiderojnë se kjo është sasi e ulët dhe se duhet konsumuar më tepër për të pasur më shumë përfitime shëndetësore.

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit duhet të marrin 25mcg vitaminë D në ditë, për të ulur rrezikun nga sëmundjet e zemrës për dhjetë për qind.

Ju nuk duhet të konsumoni më shumë se 100 mcg vitaminë D në ditë, pasi që kjo mund të shkaktojë dhimbje në stomak, dobësim të muskujve dhe humbje të apetitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat