Pse meshkujt iu ikin kontrolleve dhe barnave?

Shëndetësia

Pse meshkujt iu ikin kontrolleve dhe barnave?

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 17:38
Ilustrim

Më dhemb stomaku për të tretën ditë me radhë dhe atë gjithnjë e më shumë. Unë nuk mund të funksionojë më normalisht.

Meshkujt zakonisht pavarësisht problemeve me shëndet, nuk dëshirojnë të shkojnë për vizitë te mjeku.

Ata zakonisht mendojnë se problemi shëndetësor do të tejkalohet vetvetiu dhe me këtë dëshirojnë edhe të mos marrin barnat eventuale të përshkruara nga mjeku.

Një studim i fundit tregon se 48 për qind e meshkujve shkojnë mesatarisht një herë te mjeku, 17 për qind thonë se nuk kanë kohë të shkojnë te mjeku derisa vetëm 9 për qind e pranojnë se i frikësohen mjekut.

Pjesa tjetër e meshkujve nuk ka dashur që të prononcohet.

Sipas këtij studimi del se meshkujt shmangin mjekun, pasi që nuk dëshirojnë të humbin kohë, por edhe për shkak të kontrolleve të shtrenjta.

Në momentin kur hetojnë se situata po del jashtë kontrollit, ata shkojnë te mjeku pa u ankuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat