Shmangni aknet si Natalie Portman!

Shëndetësia

Shmangni aknet si Natalie Portman!

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 16:21
Ilustrim

Aktorja e njohur hollivudiane amerikano-izraelite Natalie Portman u bë e njohur me rolin e Matildës në filmin “Leon” në vitin 1994 dhe karriera e saj kinematografike ka vijuar me dhjetëra role të suksesshme, madje edhe si një producente.

Edhe pse konsiderohet si një nga portretet më të bukura hollivudiane, Portman ka treguar se ka vuajtur shumë nga aknet në lëkurë. E dini se si ja ka dalë që t’i luftojë e t’i zhdukë njëherë e mirë? Aktorja rrëfen se qëkur u bë vegane ndjeu një përmirësim të dukshëm në lëkurë.

Ajo ishte vegjetariane, por qëkur eleminoi nga dieta e saj ushqimore vezën dhe produktet e qumështit nuk ka më irritim e skuqje të lëkurës. Duke eleminuar produktet e bulmetit nga dieta ushqimore, edhe dy personazhe të tjerë të njohur kanë arritur të kenë rezultate: Victoria Beckham dhe Kendall Jenner! Provojeni edhe ju!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat