Çdo kilogram i tepërt ju shkurton jetën

Shëndetësia

Çdo kilogram i tepërt ju shkurton jetën

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Instituti Usher, pjesë e Universitetit të Edinburgut ka analizuar ADN e më shumë se 600 mijë personave.

Në eksperimentin masiv janë përfshirë konsumues alkooli, cigareje, persona që bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të kujdesshme si dhe persona mbipeshë.

Studiuesit analizuan genet e ADN për të kuptuar se çfarë shkaktonte varësinë ndaj një produkti të dëmshëm për shëndetin tonë dhe çfarë jo. Sipas tyre, si duhanpirja, konsumi i alkoolit apo konsumi i tepruar i ushqimit janë rezultat i një mutacioni të ADN-së.

Shkencëtarët e Institutit Usher kanë bërë edhe një përllogaritje. Sipas tyre, çdo kilogramë mbipeshë në trup, shkurton 2 muaj jetë dhe një paketë cigare në ditë, shkurton shtatë vite.

Studimi ka nisur prej disa vitesh në grupmosha të ndryshme dhe është ende në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat