Kjo vitaminë rrezikon seriozisht shëndetin tuaj

Shëndetësia

Kjo vitaminë rrezikon seriozisht shëndetin tuaj

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 18:35
Ilustrim

Sasitë e mëdha të kësaj vitamine mund të shkaktojë etje të tepruar, mundim dhe dobësi.

Vitamina D, e njohur si vitamina e Diellit pasi që krijohet gjatë ekspozimit të trupit tonë ndaj rrezeve diellore, mund të shkaktojë probleme shëndetësore nëse merret në sasi të mëdha, njofton grupi gjerman farmaceutik Apotekerkamer Niedersaksen. 

Pasoja e marrjes së tepërt të kësaj vitamine përmes suplementeve mund të shkaktojë etje të madhe, urinim të tepërt, mundim dhe lodhje.

Disa nga burimet natyrore të vitaminës D janë peshqit, mishi i kuq dhe prodhimet e qumështit.

Përveç ushqimeve të pasura me këtë vitaminë, grupi farmaceutik gjerman këshillon shëtitje gjatë ditëve me diell gjatë stinës së dimrit.

Ndryshe, mungesa e vitaminës D shkakton dobësimin e eshtrave dhe osteoporozën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat