Fëmijët e alkoolistëve më të prirur të hynë në lidhje të dhunshme

Shëndetësia

Fëmijët e alkoolistëve më të prirur të hynë në lidhje të dhunshme

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 19:34
Ilustrim

Të rritesh me një prind që ka problem me pijen rrit shansin që të keni një lidhje të dhunshme si adoleshent, sipas një studimi.

Studimi nga Universiteti në Institutin për Hulumtime mbi Varësitë në Buffalo , kjo rrënjë e lidhjeve të dhunshme në adoleshencë mund të indetifikohet aq herët sa në fëmijëri.

Jennifer A. Livingston, autorja e këtij studimi, që është shkencëtare hulumtuese në RIA, për të ardhur në këtë përfundim studioi 144 tinejxherë që kur ishin 12 muajsh, ku të gjithë kishin një baba me probleme me pijen.

Përgjatë viteve, ajo mblodhi dhe analizoi të dhëna rregullisht, duke lejuar atë që t’i përcaktojë faktorët që çuan disa nga tinejxherët që të futen në lidhje abuzive.

Sidoqoftë, kjo nuk kishte të bënte vetëm me lidhjet e tinejxherëve me baballarët e tyre.

Livingston gjeti që nënat, partnerët e të cilave kishin çrregullime të përdorimit të alkoolit, kishin tendencë të ishin më në depresion, e që si pasojë çonte që ato të shfaqin më pak afeksion ndaj fëmijëve të tyre, dhe të jenë më pak të ngrohta e të ndjeshme kur komunikonin me ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat