Si t’ia dilni pa ëmbëlsira?

Shëndetësia

Si t’ia dilni pa ëmbëlsira?

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 14:51
Ilustrim

Vetëm njerëzit e varur nga ëmbëlsirat e dinë se si është kur “iu bie sheqeri”.

Shumica janë të gatshëm që të pushojnë nga ajo që janë duke punuar, për të shkuar deri te frigoriferi ose shitorja për të blerë diçka të ëmbël.

Megjithatë, nutricionistët thonë se dëshirën për ëmbëlsira ndonjëherë kënaqur edhe me ndihmën e ushqimeve, të cilat nuk përmbajnë sheqer.

Këto janë disa prej tyre:  1. Cimet: Kur ju zë dëshira për diçka të ëmbël, në kafenë e zakonshme shtoni një lugë të vogël me cimet. Edhe pse ai nuk është i ëmbël, truri juaj mund ta lidhë me dezerte dhe të krijojë iluzionin e ëmbëlsirës.

2. Ekstrakt i vanillës:  Ai do të transformojë shijen e pijes dhe ushqimit në një përjetim të vërtetë gastronomik.

3. Banania: Në vend të sheqerit përdorni një banane, e cila përmban fruktozë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat