Stërvitjet në grup janë të mira për tërë jetën tuaj – jo vetëm për trupin

Shëndetësia

Stërvitjet në grup janë të mira për tërë jetën tuaj – jo vetëm për trupin

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 11:28
Ilustrim

Dëshironi të stërviteni në mënyrë që të ndiheni më mirë edhe emocionalisht, jo vetëm fizikisht? Atëherë provoni ushtrimet në grup.

Të paktën këto janë rezultatet e disa hulumtimeve të cilat kanë zbuluar se ushtrimet në grup janë më të mira sesa ushtrimet si individ kur është fjala për reduktimin e stresit dhe përmirësimin e kualitetit të jetës.

“Përfitimet e të ushtruarit bashkë me miq apo kolegë dhe duke e inkurajuar njëri-tjetrin, janë shumë më të mëdha sesa të ushtroni vet”, ka treguar udhëheqësja e këtij studimi, Dayna Yorks.

Në bazë të eksperimenteve të ndryshme të cilat i kanë kryer hulumtuesit, ka rezultuar që personat të cilët kanë ushtruar në grup për një periudhë 12 javore, janë përmirësuar në të tri kategoritë e jetës: shëndeti mendor u është rritur për 12.6 për qind; shëndeti fizik për 24.8 për qind; dhe gjendja emocionale për 26 për qind.

Ata gjithashtu kishin raportuar për një reduktim prej 26.2 për qind në nivelet e stresit.

Vlen të ceket se studimi është publikuar në ‘Journal of the American Osteopathic Association’. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat