Lëkura e thatë, përdorni këtë ushqim për të përmirësuar gjendjen

Shëndetësia

Lëkura e thatë, përdorni këtë ushqim për të përmirësuar gjendjen

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 17:52
Ilustrim

Lëkura e thatë mund të trajtohet përmes reduktimit të sheqerit dhe kafeinës, dhe duke ngrënë më shumë avokado dhe peshq, thonë ekspertët.

Shëndeti i lëkurës mund të përmirësohet duke bërë edhe ushtrime të lehta, duke fjetur më shumë dhe duke iu shmangur dietave me yndyra të ulëta, thotë eksperti i lëkurës Abigail James.

Sheqeri mund të jetë shkaktar i reaksioneve inflamatore në lëkurë dhe mund të ndikojë që ajo të duket më e thatë.

“Reduktimi i kafeinës mund të reduktojë rrezikun tuaj nga skuqjet dhe ndjeshmëria e lëkurës”, ka thënë James.

Lëkura e thatë mund të trajtohet edhe përmes konsumimit më të madh të avokados.

Po ashtu edhe disa orë më tepër të gjumit se sa zakonisht përmirësojnë pamjen e lëkurës përmes qarkullimit të gjakut, porosit James.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat