Qëndrimi përpara kompjuterit nuk paraqet rrezik për foshnjën por për nënat

Shëndetësia

Qëndrimi përpara kompjuterit nuk paraqet rrezik për foshnjën por për nënat

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 08:38
Ilustrim

Qëndrimi me orë të tëra pranë kompjuterit gjatë shtatzënisë ka qenë fokus i shumë studimeve të kryera ndër vite.

Veçanërisht, studimet janë marrë me ndikimin e rrezatimit të kompjuterit tek foshnja duke lënë në hije probleme që kanë lidhje me qëndrimin e nënës.

Përfundimet e studimeve duket se janë takuar në një pikë dhe duke përjashtuar mundësinë e defekteve në lindje shkaktuar nga qëndrimi ulur përpara kompjuterit mjekët nuk përjashtojnë zhvillimin e probleme të ndryshme lindur nga pozicioni ulur.

Qëndrimi përpara kompjuterit nuk paraqet rrezik për foshnjën por për nënat e reja. Qëndrimi me orë të zgjatura përpara kompjuterit ndikon negativisht në qarkullimin e gjakut.

Ajo që u këshillohet nënave të ardhshme është të lëvizin çdo dy orë për rreth 5 minuta në mënyrë që të rrisin qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin.

Qëndrimi pranë kompjuterit gjatë gjithë ditës, mund të shkaktojë dhembje shpine e, për rekomandohet të bëni pushime të shkurtra dhe të lëvizni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat