Ecja zvogëlon rrezikun nga vdekja e parakohshme

Shëndetësia

Ecja zvogëlon rrezikun nga vdekja e parakohshme

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 13:23
Ilustrim

Si të jetojmë më gjatë, është pyetja e cila është bërë për gjenerata me radhë. Por, është zbuluar se shëtitja për vetëm 30 minuta në ditë mund të ulë rrezikun nga vdekja e parakohshme për 12 për qind.

Studimet tregojnë se shëtitja e përditshme ul rrezikun nga vdekja.

Aktivitetet e lehta fizike, përfshirë shëtitjen ose bërjen e punëve të shtëpisë, mund të ulin rrezikun nga vdekja, tregon një studim i Universitetit të Kalifornisë.

Gjysmë ore aktivitet janë të mjaftueshme për të rritur gjasat tuaja për të jetuar më gjatë për 12 për qind, thonë hulumtuesit.

NHS rekomandon që të rriturit të kryejnë të paktën 150 minuta aktivitet çdo javë.

Vozitja me biçikletë për gjysmë ore në ditë ul rrezikun nga vdekja e parakohshme për 39 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat