Këto janë arsyet pse keni cikël menstrual të çrregullt

Shëndetësia

Këto janë arsyet pse keni cikël menstrual të çrregullt

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 23:14
Ilustrim

Të gjithë femrave mund t’u ndodhë që të kenë të paktën një herë gjatë jetës së tyre cikël menstrual të çrregullt. Ndoshta mund të mendoni që vjen si pasojë e ndonjë shtatzënie të mundshme, por jo gjithmonë ndodh kështu.

Çrregullimet hormonale, por jo vetëm, janë disa prej arsyejve kryesore që çojnë në vonesat e ciklit për një periudhë kohore që në gjuhë mjekësore njihet si ‘’ amenorrhea” .Gjatë ciklit të çrregullt hormone femërore dhe ato mashkullore të femrave janë të ndikuara nga një sërë faktorësh që prekin sistemin trupor.

Hipotalamusi, hipofiza, veshkat, tiroidet janë gjendra të cilat punojnë së bashku për të ndihmuar në balancimin e hormoneve të natyrshme dhe për pasojë në rregullimin e ciklit menstrual.Nëse keni një cikël të rregullt dhe pa dhimbje çdo muaj, kjo është një shenjë që hormonet janë të balancuara dhe sistemi riprodhues është duke punuar siç duhet. Kur keni cikël menstrual të parregullt ose të shoqëruar me dhimbje do të thotë se nivelet e hormoneve ose mungojnë ose janë shumë të larta.Niveli i lartë i stresit.
• Çrregullimet e tiroides
• Problemet hormonale
• Kequshqyerja
• Humbja e peshës në mënyrë të shpejtë: 
• Pilulat kontraceptive

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat