Simptomat e diabetit: Katër shenjat më pak të njohura të tipit 2

Shëndetësia

Simptomat e diabetit: Katër shenjat më pak të njohura të tipit 2

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 14:23
Ilustrim

Simptomat e diabetit nuk janë gjithmonë të dukshme, por plagët që shërohen ngadalë dhe humbja e peshës janë të gjitha shenja të gjendjes.

Diabeti është një gjendje serioze që mund të çojë në rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, dëmtimit të nervit dhe problemeve të këmbëve.

Për këtë arsye zbulimi i tij në fillim mund të shpëtojë jetën tuaj.

Lloji i diabetit të tipit 2, i cili prek 90 për qind të njerëzve me diabet, ka një sërë shenjash.

Simptomat e zakonshme, sipas NHS, përfshijnë ndjenjën e etjes, lodhje dhe urinim të shpeshtë.

Katër shenjat e diabetit:

- Humbje e pashpjegueshme e peshës

- Kruajtje rreth penisit ose vagjinës

- Plagë që shërohen ngadalë

- Shikim i turbullt

Ndryshe nga simptomat e diabetit të tipit 1, shenjat për tipin 2 nuk janë gjithmonë të dukshme dhe mund të shfaqen gradualisht gjatë kalimit të viteve.

Shpesh diabeti është zbuluar gjatë kontrollit rutinor, por nëse jeni i shqetësuar se mund të keni diabet, duhet të vizitoni mjekun.

Diabeti i tipit 2 ndodh kur pankreasi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme për të mbajtur një nivel normal të glukozës në gjak ose për shkak se trupi nuk është në gjendje të përdorë insulinën që prodhohet, i njohur si rezistenca e insulinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat