Majdanozi eliminon bakteret e dëmshme nga trakti urinar

Shëndetësia

Majdanozi eliminon bakteret e dëmshme nga trakti urinar

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 14:06
Ilustrim

Zbatimi i majdanozit për mjekimin e infeksioneve urinare përmendet në shkrimet e mjekëve britanikë qysh në shekullin 17.

Efekti i kësaj bime në zgjidhjen e problemeve me traktin urinar është dokumentuar edhe në shumë lista në gjithë botën.

Përveç kësaj, gjethi i majdanozit vepron kundër aromave të pakëndshme, për shembull të qepës.

Hulumtime të shumta që janë bërë në vende të ndryshme kanë rezultuar me përfundim të njëjtë – rrënja e majdanozit rrit sekretimin e urinës dhe parandalon mbajtjen e sedimenteve bakteriale në këtë organ.

Nëse vuani nga infeksionet urinare, atëherë pi çdo ditë tri gota çaj, secili me dy gramë majdanoz: rrënja plus gjethja, ose merrni dy deri në katër tinktura ml majdanoz tri herë në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat