Ndotja e ajrit që vjen nga qymyri, fatale për 3 sistemet kryesore të organeve

Shëndetësia

Ndotja e ajrit që vjen nga qymyri, fatale për 3 sistemet kryesore të organeve

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 17:03
Ilustrim

Një grup mjekësh kanë kryer një hulumtim me temë "Sulmi i Qymyrit në Shëndetin e Njeriut", i cili ka dhënë një vështrim të ri mbi ndikimet shkatërruese të qymyrit në trupin e njeriut.

Kështu, mjekët e kanë shqyrtuar ndikimin e ndotjes së qymyrit në sistemet kryesore të organeve të trupit të njeriut, dhe raporti ka arritur në përfundim se qymyri kontribuon në katër nga pesë shkaqet kryesore të vdekshmërisë në nivel global.

“Gjetjet e këtij raporti janë të qarta: Shtetet të cilat mbështeten në qymyrin për nevojat e energjisë, kanë pasoja të mdëha për shëndetin publik”, u shpreh autori kryesor i studimit, njëherit profesor i neurologjisë në Universitetin e Buffalos.

Djegia e qymyrit liron zhivën, lëndën e grimcuar, oksidet e azotit, dioksidit të squfurit dhe substanca të tjera të njohura si shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Ky raport sheh dëmin kumulativ të shkaktuar nga këto ndotës në tre sisteme kryesore të organeve: sistemin e frymëmarrjes, sistemin kardiovaskular dhe sistemin nervoz. Gjithashtu raporti tregon se qymyri dhe ndotja nga djegia e lëndëve fosile ndikojnë në ngrohjen globale.

Shikuar në këtë mënyrë, ndikimi i qymyrit në shëndet bëhet shumë i qartë dhe alarmues. Ndotësit e qymyrit ndikojnë në shëndetin e njeriut në katër nga pesë shkaqet kryesore të vdekshmërisë siç janë: Sëmundjet e zemrës, kanceri, goditja dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes.

Efektet respiratore: Ndotësit e ajrit të prodhuar nga djegia e qymyrit veprojnë në sistemin e frymëmarrjes, duke kontribuar në defekte serioze të shëndetit siç janë astma, sëmundjet e mushkërive, kancerin e mushkërive dhe ndikojnë negativisht në zhvillimin e mushkërive te fëmijët.

Efektet kardiovaskulare: Ndotësit e prodhuar nga djegia e qymyrit çojnë në sëmundje kardiovaskulare siç janë mbyllja arteriale (bllokime të arterieve – që çojnë në sulme në zemër) dhe formimi i infarktit (vdekja e indeve për shkak të privimit të oksigjenit, që çon në dëmtime të përhershme të zemrës) si dhe aritmiat kardiake – dështimi i zemrës kongestive. Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj ndotjes rritë vdekshmërinë kardiovaskulare.

Efektet në Sistemin Nervoz: Studimet tregojnë një korelacion midis ndotësve të ajrit të lidhur me qymyrin dhe sulmeve në tru. Ndotësit e qymyrit gjithashtu veprojnë në sistemin nervor duke shkaktuar humbje të kapacitetit intelektual, kryesit përmes merkurit. Studimi ka analizuar zhvillimin e fëmijëve dhe kanë vërejtur se fëmijët e ekspozuar ndaj ndotjes së merkurit kishin zhvillim më të dobët të IQ.

Pra, studimi ka vërtetuar se ndotja e ajrit që vjen nga qymyri është fatale për 3 sistemet kryesore të organeve të njeriut dhe ndikon në katër nga pesë shkaqet kryesore të vdekshmërisë.

Kjo sigurisht duhet të jetë shqetësuese edhe për vendin tonë që përballet me ndotje të madhe të ajrit e sidomos gjatë periudhës së dimrit, kur qymyri shfrytëzohet si lëndë djegëse më të madhe.

Matjet që i bëhen nga Ambasada Amerikane në Prishtinë ndotjes së ajrit janë mjaftë shqetësuese, mbrëmë, ajri ishte “Shumë i pashëndeshëm” dhe sigurisht kjo është shqetësuese për të gjithë qytetarët e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat