Përse personat nervozë sëmuren më shpesh?

Shëndetësia

Përse personat nervozë sëmuren më shpesh?

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 11:37
Ilustrim

Kontrolli i temperamentit është një problem për shumë njerëz.

Sipas studimeve të ndryshme, një në tre persona ka probleme me vetëpërmbajtjen dhe të të qetësuarit e nervave. 

-Njerëzit inatçi vdesin më shpejt.

Shkencëtarët besojnë se kjo ndodh për shkak të faktorëve të ndryshëm që lidhin stresin me dëmtime psikologjike. Çlirimi i shpeshtë i adrenalinës gjatë periudhave stresuese, mund të dëmtojë AND-në, e cila mund të shpjerë në sklerozë të shumë është dhe sëmundje të tjera të rrezikshme për jetën

-Idhnakët nuk i zë gjumi.  Ndjenjat e inatit rrisin përgjigjen ndaj sistemit limbik, asaj pjese të turit të lidhur me instiktet e mbijetesës. Këto emocione bëjnë që ky sistem të rrisë nivelet e ankthit duke rritur gjithashtu dhe presionin e gjakut në mushkëri dhe zemër, e si pasojë duke e bërë të pamundur relaksimin.

-Mund të sëmuresh më shpesh

Kortizoli i tepërt mund të shkaktojë një zhbalancim në nivelin e sheqerit në gjak, të krijojë shtypje të tiroideve dhe të zvogëlojë densitetin e kockave. 

- Rritet rreziku i sëmundjeve të zemrës

Me rritjen e presionit të gjakut për shkak të adrenalinës, zemra fillon të rrahë shpejt, duke bërë të mundur që të shkaktohen funksionime jo të sakta të proceseve kardiake.

- Zemërimi i tepërt mund të të rrudhosë

Shkencëtarët kanë zbuluar se nivelet e larta të stresit të shkaktuara nga zemërimi, mund të përgjysmojnë prodhimin e glucocorticoids në lëkurë, lloj hormoni i përfshirë në përzierjen e kolagjenit për guamin e lëkurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat