Shenjat e hershme të sulmit në zemër

Shëndetësia

Shenjat e hershme të sulmit në zemër

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 12:30
ilustrim

Madje 50 për qind të njerëzve që kanë pësuar sulm në zemër kanë pasur simptoma deri një muaj më herët, por shumica prej tyre nuk ka treguar kujdes ndaj tyre.

Meshkujt kanë dhimbje në gjoks, ndërsa femrat kanë probleme me frymëmarrje dhe ndjenjën e lodhjes kronike. Te meshkujt paraqiten probleme me ereksion, të cilin e shkaktojnë enët e gjakut. Madje, dy të tretat e të anketuarve kanë vërejtur këtë simptomë para se të kishin probleme me zemër, shkruan Bright Side. 

Nëse muskujt e zemrës nuk punojnë siç duhet, mund të shkaktojnë ënjtje të këmbës, kështu që duhet t'i kushtoni vëmendje kësaj.

Vëzhgoni këto gjashtë shenja që mund të ndodhin një muaj para një sulmi në zemër: 

1. Lodhje 

Nëse arteriet ngushtohen, zemra merr më pak gjak se zakonisht, gjë që e bën punën e saj më të vështirë. Kjo është arsyeja pse ndiheni të lodhur dhe në depresion gjatë gjithë kohës. 

2. Frymëmarrje e shkurtër

Nëse zemra merr më pak gjak, kjo do të thotë se mushkëritë marrin më pak oksigjen se normalisht. Nëse keni vështirësi në frymëmarrje, sa më shpejt vizitoni mjekun për shkak të rrezikut nga një sulm i mundshëm në zemër. 

3. Dobësi

Në qoftë se trupi është i dobësuar d.m.th. ju ndjeni dobësi, kjo është për shkak se arteria papritmas bëhet e ngushtë dhe parandalon qarkullimin e duhur të gjakut. Atëherë muskujt nuk marrin atë për të cilën kanë nevojë dhe mund të ndodhë që ju të rrëzoheni.

4. Marramendje dhe djersitje e ftohtë 

Qarkullimi i dobët është fajtor për reduktimin e rrjedhjes së gjakut, që është shumë i rrezikshëm për jetë. Në një situatë të tillë ju do të ndiheni të trullosur dhe të hutuar. Mos injoroni shenja të tilla. 5. Presioni në gjoks Nëse keni simptoma të hershme të sulmit në zemër, ju do të ndjeni ankth dhe dhimbje gjoksi, ose presion të lartë të gjakut. Kjo do të ndodhë gjithnjë e më shpesh derisa të vijë sulmi në zemër.

6. Simptomat e gripit ose ftohja 

Nëse ndjeheni se nga askund keni marrë gripi ose një të ftohtë, ajo mund të jetë një shenjë për një sulm në zemër. Shumë njerëz që kanë mbijetuar një sulm në zemër më vonë thanë se kanë pasur simptoma të tilla, si kollë dhe ethe. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat